Kampionia olimpike e boksit të femrave, Imane Khelif nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror. Medalistja e artë e Paris 2024 dështoi në testin gjinor të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit, duke zbatuar në këtë mënyrë edhe urdhrin ekzekutiv të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Shoqata, e cila është në varësi të Sporteve Kolegjiale në Amerikë, hedh kështu në funksion faktin që sportistët transgjinorë të mos konkurrojnë në disiplinën e femrave.

Në këtë mënyrë, algjeriania, e cila ka ndryshuar gjininë dhe merr pjesë në botën e boksit nuk ka marrë dritën jeshile për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Nish të Serbisë nga data 8 deri më 16 mars. Shoqata Ndërkombëtare e Boksit nuk e ka njohur edhe më parë Khelif në disiplinën e femrave, pasi e njëjta organizatë në vitin 2023 e skualifikoi nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të atij viti.

Këto teste janë të vlefshme vetëm për IBA, prandaj Khelif mori pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit duke triumfuar mes shumë polemikave. Forca fizike e saj u identifikua ndaj rivales italiane, e cila nxiti revoltën për test gjinor të 25-vjeçares.

Klan News