Ndonëse policia kufitare e Durrësit e trumbetoi si fitore betejën kundër motorëve të ujit, këto mjete vazhdojnë të mbeten një shqetësim dhe rrezik për pushuesit e këtij bregdeti.
U desh ndoshta sakrifikimi i një pushuesit, i cili humbi jetën pasi u godit nga një motor i tille, që policia të niste një aksion për bllokimin e atyre pa dokumente dhe atyre që garojnë pranë pushuesve, ngjitur me bregun. Por reagimi i saj duket ishte sporadik dhe sot situata është e njëjtë me atë të dy javëve me pare kur motorët shkaktuan edhe viktimën e radhës.
“Duhet të marrë masa policia.”
“Masa duhet të marrë, normal se ne kemi ardhur që dje, nuk dimë se çfarë po ndodh këtu.”
“Duhet të largohen për arsye sepse këtu luajnë fëmijë të vegjël.”
Gjate gjithë bregdetit nuk shihet asnjë mjet i policisë kufitare, e cila ka edhe detyrë të kontrollojë mjetet motorike lundruese. Duket se ndërhyrjet e saj vijnë vetëm kur shqetësimet e pushuesve bëhen mediatike./tvklan.al