Ndonëse policia kufitare ka ndërmarrë një varg masash për bllokimin e motorëve të ujit,sërish gjendja duket se është e njëjtë.
Ne shkuam me kamerën tone në disa plazhe dhe krahas bllokimit te 4 motorëve në Vlorë për mangësi dokumentacioni këto mjete vazhdojnë të mbeten një rrezik për pushuesit dhe fëmijët duke u kthyer kështu në një shqetësim serioz për ta.
Krahas ndërhyrjes se policisë kufitare për bllokimin e atyre motorëve qe nuk disponojnë dokumente dhe qe nuk zbatojnë ligjin, këta mjete motorike janë ne një numër te konsiderueshëm te parkuara ne rërën e bregdetit.
Pas një aksioni te policisë kufitare sërish drejtuesit e tyre nuk e kanë problem të lundrojnë në det e të shkaktojnë shqetësim tek pushuesit.
Në një situate të tille ku ende nuk po merren veprime konkrete në shkalle vendi pushuesit ndjehen në rrezik.
“Duhet të largohen sepse këtu ka fëmijë sidoqoftë duku më larg të ishin dp ishte më mirë.”
“Që 8 dit jam këtu … As polici skam parë… Ne po shkojmë po lahemi atje me gjurmë po na pengojnë…”
“Është rreziku i fëmijëve, fëmija po shkon pak më larg edhe mundet me ndodh ndonjë gjë.”
“Është një çikë rrezik për pushuesit këtu, fëmijët. Ngasin me shpejtësi.”
“Është shumë shqetësuese nuk ka kontroll, vijën kalojnë ku të duan.”
“Nuk ka fare rregull për ta qarkulluar ku të duan. Jam shumë i shqetësuar se kam fëmijët edhe është shuam problem.”
Mediatizimi i këtij fenomeni kriminal u bë publik nga televizioni Klan, por duket se ndërhyrjet e policisë kufitare vijnë atëherë vetëm kur mediatizohen./tvklan.al