Lajme Arkiva 2003

Informaliteti dhe ekonomia e tregut pa rregulla të qarta loje kanë bërë që  ligji anti-monopol të dështojë. Të dyshuara për pozita monopolistike kanë qenë gjatë këtyre viteve vetëm Albtelekom dhe Banka e Kursimeve. Ligji i ri i konkurrencës përjashton dy strategjikët shtetëror nga monopoli dhe vendos të mos dënoj pozitën monopolistike për abuzimin me të.

Ligji i konkurrencës është shqyrtuar në komisionin parlamentar të ekonomisë. Për të monitoruar abuzimet me monopolet në treg. Ligji i ri vendos në krye të strukturave anti-monopol një komision me varësi nga parlamenti. I përbërë nga 5 anëtarë, 2 nga qeveria, 2 nga Kuvendi Parlamentar dhe një nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Me anë të këtij ligji parashikohen sanksione në rast të cenimit të konkurrencës.

Konkretisht në rast të mos deklarimit të informacionit ndaj strukturave të anti-monopol gjobitja shkon në 1% të xhiros totale të një viti më parë. Ndërsa në rast të shkeljeve të rënda të marrëveshjeve kartel për abuzime me pozitën dominuese gjobitja shkon në 10% të xhiros.

Pavarësisht se politika ka konsumuar shpeshherë debate dhe akuza për ekzistencën dhe abuzimet me situata monopolistike nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që të tregojë për monopolin në tregun shqiptar./tvklan.al