Komisioni parlamentar Ad Hok që do të përzgjedhë anëtarët e organeve të Vetingur dëgjoi sot 191 kandidatët.
Deri të enjten ky komision duhet të dorëzojë listën me kandidatët që plotësojnë kushtet.
Për dy ditë me radhë Komisioni Ad Hoc i përbërë nga 6 anëtarë do të dëgjojë 191 kandidatët që kanë shfaqur interes për të qenë anëtare të organeve të Vetingut të gjyqtarëve e prokurorëve.
Dëgjesa filluan me kandidatet nga Lista B që nuk i plotëson kriteret dhe ata që kanë marrë rekomandim negativ nga ONM.
Cilësia e kandidatëve ka lënë shije jo të mirë tek anëtarët e djathtë të këtij komisioni, dhe që për Oerd Bylykbashin reflektojë kriteret e ligjit të Vettingut.
Dëgjesa do të vijojnë dhe nesër. Deri të enjten komisioni Ad Hoc duhet të ketë gati listën unike mbi të cilën dy komisionet tjera duhet të zgjedhin emrat për anëtarë të dy organeve të Vetingut.
Tv Klan