Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Dështon tenderi ndërkombëtar për blerjen e energjisë nga KESH. Tenderi parashikonte importin e energjisë elektrike për periudhën e Dhjetorit dhe vitin e ardhshëm. Vetëm njëra nga katër kompanitë ndërkombëtare që kishin deklaruar pjesëmarrjen në tender, ka paraqitur ofertëën monetare, ndërsa të tjerat janë tërhequr.

“Në drejtorinë e prokurimit të KESH-it, janë paraqitur dhe kanë tërhequr dokumentet katër kompani, këto janë, EFT Angli, Montmontaza Kroaci, Danismac SA. Luksenburg dhe EON Gjermani. Për këtë tender kanë paraqitur oferta vetëm kompania EFT Angli. Atëherë bazuar në ligjin 7971 të prokurimit publik, në këto kushte tenderi anulohet, për mungesë konkurrence”.

Tenderi parashikonte blerjen e energjisë elektrike me vlerë 92.8 milion euro me fonde të KESH-it dhe të buxhetit të shtetit./tvklan.al