Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Korporata Elektroenergjetik Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj një akti të shëmtuar të disa personave në shenjë hakmarrje për ndërprerjen e energjisë elektrike. Në njoftimin për shtyp të KESH-it thuhet, se debitorët të cilët janë banorë të lagjeve 1 dhe 2 të Kukësit, mbrëmjen e së mërkurës kanë ndërhyrë në disa bokse kolektive duke thyer 21 matësa dhe prishur çelësat.

KESH deklaron, se ky veprim e rëndon pak ose aspak buxhetin e kësaj korporate, por ai sulmon ashpër përpjekjet e saj dhe qeverisë në sytë e opinionit për ta ringritur në të gjitha pikëpamjet kompaninë e vetme të energjisë në vend.

Në një kohë kur mijëra qytetarë kërkojnë me të drejtë në protesta vendosjen e matësave të energjisë, një pjesë e pandërgjeshshme u kundërvihet atyre. Kjo pjesë reagon KESH nuk përfaqëson në të vërtetë debitorët ekonomikisht të dobët, por hajdutët e energjisë dhe dhunuesit publik./tvklan.al