Një tjetër rast dhune në familje është shënuar në Maliq, ku një 42-vjeçar është arrestuar nga policia.

I arrestuari me iniciale M.K. ka dhunuar vazhdimisht për motive të dobëta bashkëshorten dhe babain e tij.

Këta të fundit u pajisën edhe me urdhër-mbrojtje.

Gjithashtu, dyshohet se 42-vjeçari ka dëmtuar edhe automjetin e tij duke e goditur me orenditë e shtëpisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al