Një 48-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi ushtroi dhunë barbare ndaj vajzës së tij 17 muajshe, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur.
Sipas asaj që shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA, e mitura u dërgua në spitalin e fëmijëve në Firence me dy fraktura në brinjë dhe dëmtim në daullen e veshit.
Pavarësisht dëmtimeve të rënda, gjendja e saj fatmirësisht mësohet se nuk përbën rrezik për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi ndërkohë që 48-vjeçari ishte vetëm me të bijën në shtëpinë e tyre në Firence. Kishte qenë tezja e të miturës, e cila kishte ngritur alarmin, pasi e motra i kishte kërkuar që t’i kontrollonte të bijën.
/tvklan.al