Lajme Arkiva 2003
Ditët e fundit Fieri po përjeton kufizime drastike të energjisë elektrike. Lagjet e këtij qyteti përballen me errësirën me orë të tëra duke krijuar shqetësime jo vetëm për qytetarët, por edhe në sektorin privat.
Shkaku i kësaj anomalie ku Fieri paguan më shumë se 90% të faturave është djegia e një transformatori me fuqi 5600 kilovat amper që furnizon një pjesë të mirë të lagjeve të qytetit.
Sipas përgjegjësit të turnit, Ismet Ibrahimi në matjet që i janë bërë transformatorit dyshohet se mund të ketë lidhje të shkurtër në pështjellime që mund të të riparohen, por do të jetë e vështirë në rast se defekti do të jetë nga fundi i bobinave pështjelluese.
“Nga 6 orë që ishte kufizimi tani e zgjatën tepër 7-8 orë për sa i përket qyteteve të periferisë”.
Në të njëjtën situatë gjenden edhe 58 familje të fshatit Gurëz në rrethin e Kurbinit të cilët ndodhen për më se 10 ditë pa drita me gjithë kërkesën e banorëve për të kryer zëvendësimin e transformatorit ndërmarrja elektrike e Laçit nuk ka mundur të sjellë një transformator tjetër ose të riparoj ekzistuesin.
Kjo ka bërë që para dy ditësh banorët të dalin në protestë para komunës Fushëkuqe, gjë e cila ka vendosur në lëvizje komplet aparatin e komunës, por akoma problemi i tyre nuk është zgjidhur./tvklan.al