Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune hetimore disa javore u bë e mundur goditja dhe dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarisë kriminale.
Gjatë operacionit policor të koduar “Lapraka”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kapën në rrugën “Allman Dervishi “ dhe më pas arrestuan në flagrancë Rigert Sinanin 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 63 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe katër aparate celular, të cilët janë sekuestruan në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin./tvklan.al