Numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut në vendin tonë është dyfishuar krahasuar me një vit më parë, por pavarësisht kësaj nevoja për gjak është akoma me e madhe, kështu ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë Anila Godo, gjatë një konference për shtyp në ditën botërore të dhurimit vullnetar të gjakut.
Anila Godo: “Prioritet i punës tonë ka qenë krijimi i një baze të qëndrueshme dhuruesish vullnetar të rregullt me qëllim për mbushjen e objektivit tonë strategjik që në fund të vitit 2010 dhurimi i gjakut të jetë 100% i pa paguar. Gjatë dy viteve të fundit dhurimi i gjakut është rritur në masën 30%, ende nuk është arritur mjaftueshmëria në gjak. Po ti referohemi indekseve të mjaftueshmërisë, në vitin 2008 kemi pasur 7 dhurime për 1000 banorë kundrejt 4 dhurimeve për 1000 banorë të vitit 2005, por ndërkohë që të jemi të mjaftueshëm me gjak duhet të kemi 40 dhurime për 100 banorë”.
Duke ju referuar sigurisë së gjakut, ministria e shëndetësisë u shpreh se po punohet në disa drejtime për ta arritur këtë.
Anila Godo: “Fuqizimit të promocionit për dhurimin e gjakut në mënyrë që dhuruesit vullnetar të kthehen në dhurues të rregullt. Amendimi i ligjit për shërbimin e transfuzionit në republikën e Shqipërisë, tashmë të miratuar nga parlamenti shqiptarë si dhe hartimi dhe miratimi i programit kombëtarë për dhurimin e gjakut, ku partnerët kryesor janë Kryqi i Kuq shqiptar dhe Shoqata e Dhurimit Vullnetar të Gjakut”.
Gjithashtu ministria Godo, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dhurojnë gjak, në mënyrë vullnetare pasi kështu mund të shpëtojnë jetë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami