Dita botërore e Turizmit është festuar edhe në Tiranë. I pranishëm në aktivitet ishte edhe ministri i ri i turizmit, Ferdinand Xhaferri, i cili solli edhe njëherë në vëmendje potencialin e madh dhe diversittetin turistik që ofron vendi ynë.

Ferdinand Xhaferri: “Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ët pasur një turizëm të shumëllojshëm , kështu krahas turizmit të diellit dhe rërës ne kemi potenciale kulturore dhe historike. Po kështu kohët e fundit është vënë re një tendencë gjithnjë në rritje për ët frekuentuar eko dhe agro turizmin sikundër turizmin malor dhe atë të aventurës.”

Për ministrin e turizmit investimet sidomos ato në infrastrukturën rrugore kanë dhënë impakt të menjëhershëm në flukset turistike këtë sezon veror. Megjithatë ende mbeten sfida në rritjen e standardeve dhe cilësisë së shërbimit në këtë sektor. Gjatë 8 muajve të parë të vitit Shqipërinë e vizituan mëse 1,4 milionë turiste të huaj, shifër 42 % më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro