Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq” ka nisur me një situatë gazmore. Pavarësisht situatës konfliktuale, Eduarti nuk i kursen disa deklarata që shkaktojnë të qeshura. Ai i thotë Dorinës se do t’i marrë paratë nëse ajo i gjen atij një grua të pasur.

Eduart: Çlodhu pak çlodhu!

Ardit Gjebrea: Pse të çlodhet?

Eduart: Të çlodhet pak se u lodh. I ka ikur fiqiri asaj.

Dorina: Ta tregoj fiqirin unë ty!

Eduart: I ka ikur fiqiri, mua më ka ikur tepeleku me kohë! Kësaj po i ikën fiqiri!

Ardit Gjebrea: Po nuk është se është miliardere ajo.

Eduart: Po çfarë jam unë? Milioner?

Ardit Gjebrea: Po edhe ti…

Eduart: Edhe unë s’jam milioner. Nga kjo, pak e pak e u bënë ato.

Dorina: Pak e pak e mbushe ti, u bënë kështu ato.

Eduart: Edhe unë s’ia mohoj asaj. Bëhet muhabeti këtu, jepja dhe atyre…

Ardit Gjebrea: E si si është këjo puna? Unë do të ta jap nusen, por është pak shtatzënë.

Eduart: Dëgjo mirë, se ma çove në mendje. Nëse nuk bëhet ky muhabet…

Dorina: Do bëhet se erdhe këtu ti!

Eduart: Zonjë, do lekë ti? Do borxhin?

Dorina: Po hajde merri ti nesër te puna.

Eduart: Ta jap unë borxhin, më gjej një grua me prona, shes ato  pronat e asaj unë dhe të t’i jap ty.

Dorina ka 4 vjet që pret Eduartin t’i shesë banesën e tij me çmimin 25 milionë lekë. Eduarti i mori fillimisht 10 milionë sepse i nevojiteshin për sëmundjen e bashkëshortes. Pasi ajo ndërroi jetë, gjysma e pjesës së saj të banesës u ka kaluar familjarëve. Kjo mban peng Dorinën dhe Eduartin që nuk ka arritur të zgjidhë situatën./tvklan.al