Një ditë pasi SPAK-u e çoi për gjykim nën akuzën për “deklarim të rremë të pasurisë”, deputeti demokrat Asllan Dogjani e cilësoi politik dhe të dirigjuar nga Kryeministri Rama, vendimin ndaj tij.

Nga mbledhja e grupit të PD-së, Dogjani tha se është vënë në hetim për një banesë, të cilën e  ka përfituar nga shërbimet që i ka dhënë kompanisë së ndërtimit.

“Në lidhje me një ndjekje penale, politike të drejtuar politikisht ndaj meje nga Edi Rama dhe qeveria e tij për shkak se unë në mënyrë të vazhdueshme kam denoncuar në Kuvend e media korrupsionin dhe krimin e kësaj qeverie. Shkuarja ime në SPAK është bërë për këtë qëllim”, deklaroi Dogjani në selinë blu.

Tv Klan