Portieri Gianluigi Donnraumma, pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen e PSG-së ndaj Monaco-s në kampionat.
Gardiani italian, u godit me taka në fytyrë, nga futbollisti Wilfried Singo. Problemet në fytyrë ishin të mëdha, me Donnarumma-n që u largua nga fusha me çarje të shumta dhe 10 qepje.
Gjatë ditës Donaruma do t’i nënshtrohet analizave të mëtejshme për të vlerësuar shkallën e goditjes së marrë dhe mbi të gjitha nëse ka dëmtime në fytyrë.
Donnarumma 😨 pic.twitter.com/ldsYQ502TE
— Deen (@Deens786) December 18, 2024
25-vjeçari do i nënshtrohet testeve të tjera këtë të Enjte, për të kuptuar më saktë për problemet në fytyrë dhe ndërhyrjeve që duhet të bëjë. Donnarumma do të jetë jashtë për disa ditë, ndërsa është e sigurt mungesa ndaj Lens në sfidën e radhës në kampionat.
E çuditshmja dhe ajo që ka shkaktuar polemika në Francës, është fakti se Singo nuk u ndëshkua as me karton të verdhë për këtë ndërhyrje të ashpër. /tvklan.al