Sot ishte planifikuar zhvillimi i seancës së parë gjyqësore për dosjen 5D, ku do të zhvillohej një gjyq themeli për hetimet e kryera deri më tani.
Por, gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije se seanca është shtyrë më datën 7 Mars ora 11:00, shkak u bë mungesa e njërës prej anëtareve të trupës gjykuese.
Dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Po ashtu në gjyq është dërguar edhe Taulant Tusha një tjetër ish-drejtor, ku akuzohet sëbashku me katër ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Tiranës për shkelje të barazisë së tenderave.
Gazetari thotë se SPAK ka konfirmuar se ish-zyrtarët Molla dhe Qato teksa mbanin pozicionin e drejtuesit të Ujësjellësit Kanalizimeve në Bashkinë e Tiranës apo të IMT kanë qenë pronarë de facto të shoqërisë “5D Construction Shpk”. Nga hetimet ka rezoltuar që nga viti 2016 deri në vitin 2020 ka përfituar 12 tendera nga UKT, pra pjesë e Bashkisë së Tiranës, Tirana Parking dhe Klubi Sportiv SHA.
/tvklan.al