Nga data 1 Nëntor Shqipëria nis administrimin e dozës së tretë anti-Covid, për të gjithë personat mbi 60 vjeç. Kjo vaksinë sipas ekspertëve rekomandohet të merret 6 muaj pas marrjes së dy dozave të para. Në një lidhje me Klan News, drejtoresha e ISHP, Albana Fico zbuloi se doza e tretë e vaksinës do të jetë e njëjtë me dy të parat.

“Sa i përket personave të cilët kanë marrë një vaksinë të caktuar, doza e tretë do të jetë vaksina që ata kanë marrë. Dhe në të gjitha rastet me një udhëzim, ne jemi të qartë për të shpjeguar ku mund të kemi kombinime vaksinash”.

Por përveç kësaj, apeli i Ficos drejtuar qytetarëve ishte i qartë: Vaksinohuni!

Duhet të nxisim dozat e para dhe të dyta, të kryhen, sepse çfarëdo lufte bëjmë ne, nëse ne kemi një popullatë e cila nuk vijon të vaksinohet me ato ritme që duhet, një shtamë tjetër mund të jetë ai i cili do të kërkojë edhe më tepër mund. Pra së pari duhet dhe thirrja është për të vaksinuar të pavaksinuarit“./tvklan.al