Për të ushtruar në mënyrë të pavarur profesione të tilla si mjek, avokat, arkitekt etj, pas përfundimit të universitetit dhe një eksperience minimale pranë qendrave të licencuara do të duhet të kalohet edhe një test tjetër, që është provimi shtetëror.

Këshilltari i kryeministrit për arsimin, Myqerem Tafaj, tha se për këtë do të ngrihet një komision i cili do të shqyrtojë përgatitjen profesionale të aplikantëve.

Myqerem Tafaj: “Kandidatët që paraqiten në këtë provim duhet ët kenë kryer studimet universitare, duhet ët kenë një stazh pune. Pasi plotësojnë këto kushte kandidati ka ët drejt të paraqitet në provim. Provimi zhvillohet nga një komision shtetëror. Pas vlerësimit pozitiv në komision, specialisti do të thotë është i vlerësuar për ta ushtruar profesionin dhe nuk ka më nevojë për licenca të tjera.”

Drafti ligjor mbi rregullimin e profesioneve ka kaluar ne mbledhjen e fundit të qeverisë dhe pret miratimin nga parlamenti.

Tafaj shton se në këtë sitë të re çdo vit mendohet të kalojnë rreth 4 mijë të sapo diplomuar për 10 lloje të ndryshme profesionesh.

Myqerem Tafaj: “Për jerm të parë në Shqipëri hartohet një ligj i cili synon të rregullojë disa profesione që kanë të bëjnë me shërbime direkt me publikun. Tani për tani janë 10 profesione që përfshihen në këtë ligj, kryesisht profesionet e mjekësisë, profesioni i juristit ose disa profesione të inxhinierisë, veçanërisht arkitektura, inxhinieritë e ndërtimit. Mbi bazën e kuotave që ne kemi tani, kuotave të pranimit në universitete, mendoj që për 10 profesionet që parashikon ky ligj do të jenë së paku 3 mijë 4 mijë specialistë që do të vlerësohen çdo vit.”

Ndërkohë projektligji në fjalë nuk parashikon që personat e licencuar të cilët kryejnë tashmë këto profesione të kalojnë përmes provimit shtetëror.

Kjo nismë e re tenton rritjen e standardeve dhe profesionalizmit, në kuadër të përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit evropian./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro