Armand Teliti: “Dy ditë pasi ka kaluar afati, 52 njësi vendore nuk kanë dorëzuar akoma CD me listat në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile, duke u bërë kështu pengesë për realizimin e detyrimeve ligjore që ne kemi dhe duke penguar procesin e përgatitjes së listave paraprake. Ministria e brendshme, drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile i  bën thirrje të gjithë të zgjedhurve vendor që nuk kanë sjellë listat ti sjellin ato sa më shpejt për të bërë të mundur vazhdimin normal të punës dhe realizimin e afateve të vendosura nga kodi zgjedhor.”/tvklan.al