Alma Katragjini: “Drejtoria e Policisë Qarku Tiranë me fillimin e grumbullimit të tubuesve me datë 10, 11 dhe 12 nëntor 2008, ka planifikuar dhe ka marrë masat për sigurinë mbi rendin publik duke bashkëpunuar me gardën e republikës. Për gjatë këtyre 3 ditëve, tubuesit kanë qëndruar në vendin e sipër cituar dhe deri më tani nuk ka patur probleme apo konfrontime përmes tubuesve dhe forcave të policisë. Në mënyrë të vazhdueshme nga ana e drejtuesve të policisë së Tiranës janë marrë takime me organizatorët dhe drejtuesit e tubimit duke i bërë me dije se tubimi në fjalë bie në kundërshtim me aktet ligjore për të cilin u është kërkuar respektimi i ligjit nr 8773, datë 23.04.2001 ligji për tubimet neni 1 dhe neni 2 i saj. Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka dërguar materialet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar në nenin 262/1 të kodit penal”./tvklan.al