Alma Katragjini: “Specialistët e seksionit kundër korrupsionit plan i policisë së kryeqytetit, në saj të një hetimi intensiv 8 mujor, i realizuar me teknikat speciale të hetimit në bashkëpunim me njësinë taks-forcë pranë Prokurorisë Gjyqësor Tiranë, kanë përfunduar me sukses operacioni policor të koduar “Trashëgimtari”, duke ekzekutuar vendimet e gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe caktimin e masës së sigurimit personal, arrest në shpi për shtetasit e më poshtëm. Petrit Ferik Rexhepi 56-vjeç, lindur e banues në Tiranë, i pa proceduar, me profesion mjek dhe i punësuar gjinekolog. Dritan Lutfi Xhangolli 38-vjeç, lindur e banues në Tiranë me profesion dhe i punësuar mjekë reanimator. Hyre Brahim Rexhi 54-vjeç, lindur në Pukë dhe banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere, mami. Nilka Hasan Perhati 57-vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami. Lefter Pando Mano 53-vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion anestezist”./tvklan.al