Dritan Ylli: “Butaforia e kësaj proteste ku kauza e vetme është dhunimi shtetit ligjor përmes gjoja kërkesës për hapjen e kutive, e cila shkon në kundërshtim krejtësisht me ligjshmërinë e procesit. Si rrjedhojë nuk përçoi një motiv frymëzues tek shqiptarët të cilët janë dëshmitar se Edi Rama, veti i hapi kutitë, vetë i numëroi ato dhe vetë i firmosi dhe i vulosi së bashku me 20 mijë komisionerët e PS-së në të gjithë vendin, por e gjithë kjo është vetëm një përpjekje e marrë e tij për të nënshtruar shtetin ligjor dhe pavarësinë e institucioneve. Ndaj qytetarët shqiptar e refuzojnë mashtrimin e tij të sotëm që është thjeshtë dhe vetëm në shërbim të interesave thellësisht personalet e tij dhe të një Klani që ka ai përreth. Këtë e vërtetoi dukshëm fakti që protesta degradoi në atë nivel ku më shumë kishte çadra, kioska për qofte, stufa për ngrohje apo dhe disa kioska të tjera për nevoja personale”./tvklan.al