Dritan Ylli: “Kam kënaqësinë të komunikoj gjithashtu përpara jush edhe disa plotësime që u miratuan nga anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar deri në zgjedhjet e përgjithshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të bëhen në pranverën e viti të ardhëm. Kështu në vendin e zëvendës kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, u zgjodh zoti Edmond Haxhinasto. Në vendin e kryetarit të Komitetit drejtues kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u zgjodh profesor Edmond Panariti. Zoti Lefter Koka, u zgjodh nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonja Monika Kryemadhi u zgjodh sekretare organizative e LSI-së. Ndërkaq u zgjodhën dhe disa anëtarë të kryesisë së LSI-së, profesor Shezai Rrokaj u zgjodh anëtar i kryesisë së LSI-së, zoti Leonard Beqiri u zgjodh anëtar i kryesisë së LSI-së, zoti Edmond Hoxha , u zgjodh gjithashtu anëtar i kryesisë së LSI-së. Zoti Nasip Naço u zgjodh anëtar i kryesisë së LSI-së, zonja Matilda Merxhani u zgjodh anëtare i kryesisë së LSI-së. Zoti Bujar Hasa u zgjodh anëtar i kryesisë së LSI-së, zoti Pjerin Xhuvani u zgjodh anëtar i kryesisë së LSI-së dhe zoti Qemal Elezi u zgjodh gjithashtu anëtar i kryesisë së LSI-së.”/tvklan.al