Policia e Shtetit tha të martën se në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane është bërë i mundur ndalimi i një skafi me drogë në afërsi të Brindizit, Itali.

Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det, por ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë.

Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar 32-vjeçari G.M. dhe 27-vjeçari A.B., nga Vlora.

2 forcat policore po punojnë bashkërisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi./tvklan.al