Francesco Bagnaia dhe Ducati zgjasin martesën në MotoGp. Të konsideruar një binom suksesi në sezonet e fundit, palët kanë arritur akordin për të rinovuar kontratën edhe për dy vitet e ardhshme. Kampioni në fuqi i Botës do të qëndrojë tek skuadra italiane të paktën deri në vitin 2026 për të konfirmuar kështu momentin e mirë që po përjetojnë në elitën e botës së motorrave.

27-vjeçari i cili ka fituar titullin kampion në MotoGp në dy edicionet e fundit synon një kurorë të tretë botërore radhazi në sezonin që nis këtë fundjavë në Katar. Bagnaia tenton të barazohet me rekordin e Marc Marquez dhe legjendës Valentino Rossit për fitimin e tre titujve kampion radhazi në këtë disiplinë.

Piloti i lindur në Torino ka 18 fitore në garat e MotoGP, duke përfshirë shtatë në sezonin e kaluar. Bagnaia ka drejtuar një Ducati që kur iu bashkua MotoGp në vitin 2019, fillimisht me ekipin satelitor Pramac dhe që nga viti 2021 me ekipin zyrtar të skuderisë italiane.

Klan News