Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në lagjen Nr. 4 në qytetin e Durrësit, në afërsi të Stacionit të Trenit. 28- vjeçari me inicialet A.Xh, banues në Durrës, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore rreth 25 vjeçe ende e paidentifikuar.
E reja është dërguar menjëherë në spitalin e qyteti për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
/tvklan.al