Një i moshuar rreth 83 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna, pranë urës së Bunës.
Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë vënë re të moshuarin e me pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
Pavarësisht thirrjeve për të mos kryer aktin, siç duket edhe në pamje i moshuari është hedhur në ujë, por kanë ndërhyrë forcat e policisë duke e shpëtuar.
Policia bën të ditur se i moshuari është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.
Edhe pak ditë më parë, një tjetër i moshuar tentoi vetëmbytjen. Edhe në këtë rast dyshohet se i moshuari ka probleme të shëndetit mendor.
/tvklan.al