Me një karrierë të gjatë në Turqi dhe në Shqipëri, Linda Kalemin e kemi parë gjithmonë në daljet e saj televizive të japë këshilla kryesisht në fushën estetike.
E ftuar në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan teksa ndau për publikun ide për dekorimin në mënyrë të përsosur të tryezës për festat e fundvitit, ajo tregoi pak dhe nga përjetimet e saj për këto festa.
“Nuk dua ta vendos pemën”, u shpreh ajo teksa rrëfeu dy momente të trishta në jetën e saj në momentin e dekorimit të pemës. Ajo tregon se teksa po zbukuronte pemën për vitin që do të vinte, 2024, mori lajmin se bashkëshorti i saj kishte bërë aksident.
“Unë nuk kam pemë këtë vit, enkas nuk e desha. As tryezë nuk kam, ka secili nga një tryezë në dhomën e vet sepse akoma nuk jam sistemuar, sa kam hyrë në shtëpinë e re dhe do kohë që të sistemohem. Por kur erdha para 1 jave nga Stambolli që solla disa vegla të punës sime, kisha mundësi që të fusja edhe pemën. Por nuk e di pse. Para disa vitesh më ka ndodhur që duke rregulluar pemën mora një lajm shumë të keq, në lidhje me shëndetin dhe thashë është spontane. Edhe në vitin 2023 sapo rregulloja pemën më erdhi lajmi që u aksidentua im shoq dhe më pas nuk jetoi më. Dhe këtë vit nuk kam për të bërë pemë, por kam për të marrë një dritë, do e vendos në shtëpi që të më gëzojë. Nuk e di pse këtë vit nuk e dua. Nuk dua ta vendos pemën”, tha Linda Kalemi./tvklan.al