Janë disa faktorë që i japin fund një lidhjeje romantike. Megjithatë, janë dy sjellje që pa e kuptuar kanë shkaktuar ‘krisje’ serioze në marrëdhënien tonë.
Elementi i parë është diçka që vështirë se mund ta perceptojmë, pasi ka të bëjë me afërsinë tonë me partnerin. I dyti është një frazë që shpesh e themi kur jemi të tensionuar.
Pra, sa kohë të lirë i jepni njëri-tjetrit në lidhje, mund të çojë në fërkime dhe ndoshta në ndarje. Çiftet ku secili ka hobet dhe interesat e veta janë më të lumtur se ata që janë bashkë gjatë gjithë ditës dhe njëri është plotësisht i varur nga tjetri. Me fjalë më të thjeshta, nuk keni nevojë të jeni bashkë çdo orë të ditës ose të komunikoni vazhdimisht për të ditur se ku është personi tjetër.
Eksperti i marrëdhënieve Terri Orbuch tregon se si dhënia e hapësirës personit që keni në krah ndihmon në forcimin e lidhjes. Që kjo të realizohet, duhet të ketë mirëkuptim dhe vullnet nga të dyja palët.
Për sa i përket elementit të dytë, fraza e famshme e Rachel dhe Ross “We were on a break”.
Ekspertët theksojnë se gjatë një zënke mund të themi fjalë që do të mërzitin tjetrin, por në asnjë rrethanë nuk duhet të përmendim fjalën “ndarje”. Më mirë të prisni të qetësoheni dhe të shprehni çdo dyshim për marrëdhënien tuaj, sesa ta bërtisni atë në një grindje./tvklan.al