Paulo Dybala është kthyer në një objektiv serioz për Galatasaray! Gjigandët turq e vlerësojnë argjentinasin dhe i kanë ofruar një pagesë prej 10 milionë Eurosh në sezon.
Dëshira e lojtarit është të mos largohet nga “Olimpiko” në janar, por situata mund të ndryshojë në ditët në vazhdim.
Roma është në kërkim të një akordi me klubin turk, ku të mund të përfitojë ekonomikisht, ndërsa kontrata Dybalas i përfundon më 30 Qershor 2025.
Menaxheri i Dybalas, Karlos Novel, u takua me drejtuesit e Galatasaray për të diskutuar për një transferim në Janar dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, verdhekuqtë janë gati ta shesin argjentinasin në merkaton e dimrit.
Novel ishte në tribunë në fitoren e klubit nga Stambolli kundër Trabzonspor me rezultatin 4-3.
Kontrata e sulmuesit 31-vjeçar zgjatet automatikisht edhe për një sezon nëse kryen edhe shtatë paraqitje të tjera në këtë vit futbollsitik, duke luajtur të paktën 45 minuta në çdo ndeshje.
Aktualisht argjentinasi paguhet 7 milion Euro në një sezon. Fakti që klubi italian nuk ka hapur bisedimet me lojtarin tregon se nuk e ka në planet afatgjata atë.
Klan News