Lajme Arkiva 2004

Dyrrahu i lashtë mrekullon çdo arkeolog të huaj me mrekullinë e tij, kështu ka deklaruar ish-profesori i botës antike në Universitetin e Londrës Xhon Uills, i cili ka dhënë një konferencë për shtyp në zonën e  forumit antik të qytetit.

Qeramika dhe monedhat e gjetura këtu nënvizoi ai janë një dëshmi e pakontestueshme e një qytetërimi ndër më të zhvilluarit e kohës, ndërsa Drejtori i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, Afrim Hoti, i cili prej ditësh po shoqëron grupin e arkeologëve të huaj dha detaje të mëtejshme të asaj që dikur ishte zemra e qytetit.

Gërmimet brenda Pallatit të Kulturës për të zbuluar qendrën tregtare dhe politike të Dyrrahut ka nisur dekada më parë, por për një periudhë  të gjatë kohe ato u ndërprenë.

Duket se tani kësaj pjese do i kushtohet vëmendja e duhur pasi përbën një nga zonat ku gërmimet kanë nxjerrë në dritë dokumente unikale të qytetërimit ilir./tvklan.al