#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
edielashqiptare #arditgjebrea #valentina #telha #profesor #kucove #toronto #lotariamerikane #profesor #matematike
Kohët e errëta të Valentinës: Burrit i vodhën 40 milionë lekë, infarkti i mori jetën në moshën 51-vjeçare
Valentina ka ardhur nga Toronto në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ajo tregon për rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se në vitin 1998 fitoi lotarinë amerikane, por intervistat nuk zhvilloheshin në vendin tonë. Me një shumë të vogël parash, dikush ka arritur që të përdorë emrin e saj për të shkuar në SHBA.
Një ditë, e ëma i shkoi me një letër në dorë ku shkruhej një adresë në Kanada sepse mendonte se fatin do ta kishin diku tjetër. Por për të aplikuar, nevojiteshin 1500 dollarë dhe Valentina e bashkëshorti i saj nuk i kishin pasi kishin pësuar një humbje të madhe financiare. Prej asaj ngjarjeje, ajo do të humbte edhe të shoqin.
Valentina: Tim shoqi i vjen 40 milionë lekë ose 40 mijë dollarë. Që atëherë im shoq kaloi një shok shumë të madh.
Ardit Gjebrea: Por si ia vodhën?
Valentina: Këtu midis Durrësit dhe Tiranës, në vitin ’98 kur kishin dalë armët sheshit. Ai vinte që të shkëmbente valutën në lekë, siç e bëjnë këta.
Ardit Gjebrea: Ishte kambist.
Valentina: Kambist, ishte koha që kambistët i vrisnin si zogj pule.
Ardit Gjebrea: Ato kohë mos u kthefshin më!
Valentina: Atë ditë kur ka ardhur im shoq, ka ardhur i bardhë në fytyrë. E sollën shokët. I thashë ti mos u mërzit, e përqafova, ne nuk do të bëjmë 40 mijë dollarë, ne do të bëjmë 80 mijë dollarë në Amerikë sepse ti je ai që i bëre këto lekë, ti do t’i bësh përsëri.
Ardit Gjebrea: Në momentin që erdhi kjo shumë 1500 dollarë, ju ende nuk i kishit.
Valentina: Nuk i kishim, bisedojmë me vajzën, i thashë fol ti me babin. Vajza iu lut, i tha babi gjeji diku se unë për 4 vjet do të shkoj në universitet, unë nuk do të dua 1500.
Ardit Gjebrea: Bashkëshorti yt e përjetoi shumë keq këtë histori apo jo?
Valentina: 2 vjet e gjysmë, pasi morën lekët im shoq ra shumë moralisht, ra shumë fizikisht. Im shoq ka qenë atleti më i bukur fizikisht në Berat, ka qenë gjimnast dhe im shoq u katandis si 80 vjeç. Një natë, pësoi një infarkt të madh në moshën 51 vjeç.
Ardit Gjebrea: Dhe sot nuk jeton më.
Valentina: Jo. Ka 21 vjet.
Pas më shumë se 30 vjetësh, nxënësja takon mësuesin në “Ka Një Mesazh Për Ty”
Pas më shumë se 30 vjetësh, Valentina i ka dërguar një ftesë profesorit të saj të gjimnazit që të jetë pjesë e rubrikës së “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ky takim në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan vjen pas vitesh të gjata largimi të Valentinës në Kanada, humbjes së bashkëshortit e prindërve dhe një nostalgjie për kohën e gjimnazit. Me gjithë vitet që kanë kaluar, profesor Telhai arrin ta mbajë mend Valentinën e madje të kujtojë mbiemrin e saj të vajzërisë e të martesës. Me lot në sy, ajo i jep një mesazh mirënjohjeje figurës së dashur për të që vjen edhe si një moment i bukur për fundvitin shkollor
Valentina: Gëzohem që ju shoh sot këtu dhe ta dini se keni qenë gjithmonë i respektuar nga të gjithë nxënësit dhe nga mua personalisht. Ju ndryshuat jetët tona, na orientuat në jetë, na dhatë besimin sepse në jetë problemet vijnë më të mëdha se ato problemat e matematikës, por ne u bëmë të zhdërvjellët dhe jeta më zgjodhi mua që të më jepte më shumë halle, por kam lexuar diku, thonë që Zoti i jep më shumë atij që kërkon më shumë të arrijë në jetë dhe unë jam e lumtur që në sajë të të gjithë punëës tuaj si pedagog dhe mësuesve të tjerë, ne nxënësit e Kuçovës dhe gjithë nxënësit tuaj ia dolëm në jetë dhe jemi të suksesshëm. Unë mbarova dy fakultete, një këtu në Shqipëri për veterinari që atë ia kushtoj prindërve të mi, ndërsa diplomën në Kanada unë ua kushtoj mësuesve të gjimnazit dhe ju, profesor Telhai!
Telhai: Vali, të falenderoj shumë!
Valentina: Ajo që ndiej, nuk e shprehin fjalët, është shumë, shumë herë më e lartë.
Telhai: Të falenderoj shumë!
Valentina: Edhe unë jam shumë e emocionuar.
Telhai: Të falenderoj shumë për këtë që ke bërë!
Valentina: E meritoni! Mësuesit gjithmonë meritojnë të kenë mirënjohjen më të madhe nga të gjithë.