Lajme Arkiva 2004
Ka përfunduar për të tretën herë në spital, por këtë radhë gjendje të keqe për jetën. Liri Demiri Gruaja 60-vjeçare nga lagjja barrikadë e Beratit, është qëlluar me thikë nga i biri i saj 25-vjeçar Dritan Demiri.
E plagosur rëndë ajo ka shpëtuar vetëm falë ndihmës së mjekëve të Beratit. Teksa lufton me plagët e rënda që ka marrë në të dy duart dhe dy thikat në bark 60-vjeçarja në dhomën e reanimacionit nën kujdesi e komshinjve dhe të të afërmve tregon peripecitë që ka hequr dhe njëkohësisht bën apel për strukturat shtetërore që të marrin masa për të izoluar djalin e saj, i cili mund të marrë jetë njerëzish të pafajshëm.
“Mori thikën, çupa ja mbajti lartë nga shkallët, unë poshtë ai më tërhoqi, më tërhoqi, më ndoqi më vuri poshtë, këmbën mbi kurriz, thikën në gurmaz ma mbante, çupa ulëriti. U mblodh gjithë lagjja e rrethuan mbi 10 burra e gra ai thoshte mos u afroni se unë do e therr, unë mundohesha vetë me forcat e mia, i kam bërë duart copë për mos të më therrur. Prandaj shteti ka spitale, ta çojnë ta mbyllin, ta izolojnë, o të bëhet njeri, o mos të bëhet. MUA mos të ma sjellin më këtu. Unë një pleqëri jam e se përballoj dot”.
Policia e Beratit ka ndaluar 25-vjeçarin Dritan Demiri menjëherë pas ngjarjes, por zëdhënësja e qeverisë deklaron se do e lirojnë atë sërish, sipas burimeve zyrtare nga policia, disa herë policia me mjetet e saj e ka transportuar 25-vjeçarin në spitalin e Vlorës, ndërsa çuditërisht personeli i atij spitali nuk e lejon atë të dalë./tvklan.al