Lajme Arkiva 2004
Kjo është dhoma burg e Spitalit të Beratit. Këtu trajtohen ta të burgosur të cilët kanë edhe probleme shëndetësore. Kjo dhomë e vogël ruhet çdo herë nga dy policë. Në mbrëmjen e krimit personi ka qenë i shtrirë duke marrë një serum pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje psikike.
Në momentin që ka hyrë një polic për ta shoqëruar drejt tualeteve. Pacienti ka arritur të marr automatikun dhe të godasë mbi dy efektivët e policisë.
Xhemal Shametaj dhe Agron Hajdari një dy efektivët blu të mbetur pa jetë nga breshëria e automatikut shkrehur nga ish i burgosuri për vrasje Drilon Guri. Pasi ka vrarë dy forcat blu 17-vjeçari është larguar me automatik në krahë. Pacientë të traumatizuar kanë parë vrasësin në arratisjen e tij të shpejtë nga spitali.
Gazetari: “Si e mbante automatikun ai?”
Dëshmitari:“Në fillim e pati kështu ai lart. Pastaj ia ktheu kokën poshtë kur do zbriste te shkalla”.
Në dhomën 22 të spitalit bluzat e bardha kanë gjetur pa jetë njërin nga efektivat. Ndërsa kolegu i tij megjithëse me një plumb afër zemrës, ka arritur të lajmëroj me radio komisariatin. Infermierët kanë hezituar fillimisht ti afrohen dhomës qeli.
Infermierja: “Dolëm këtu në moment, ai zbriti shkallët, ne hymë në allë nga frika, u futëm këtu njëherë pastaj në sallë. Dolëm se po na thërrisnin për ndihmë për policin, morëm policin e futëm në sallë. Ai erdhi i gjallë, njëri”.
Gazetari: “Po tjetri?”
Infermierja: “Tjetri vdiq në vend atje. Ai erdhi gjallë mori dhe policinë në telefon e njoftoi, na ndihmoi se na vranë”.
Drilon Guri kishte vrarë dy muaj më parë, po me automatik një bari në fshatin e tij malor Mendrakë të Beratit. Një nga mjekët e spitalit tregon se gjatë qëndrimit në arrest, personi kishte shenja të shqetësimeve psikike, por jo agresive.
Mjeku:“I burgosuri pacient në qoftë se mund ta quajmë, ishte një person, i cili prej disa ditësh ishte i sistemuar në komisariat pasi akuzohej për një vrasje tjetër që ka bërë në zonën, në fshatrat përreth tij dhe gjatë këtyre ditëve kishte stimuluar një gjendje neurotike, ose me çrregullime psikike pirr të cilat ishte parë disa herë nga mjekë të shërbimit të urgjencës dhe përsëri ditën e djeshme ka paraqitur po një gjendje të tillë”.
Gazetarj: “Ai kishte shenja agresiviteti rrezikshmërie ky pacient? Ka pasur ndonjë emision në trajtimin e tij në spital”.
Mjeku: “Në momentet që vinte në spitali burgosuri, nuk ka paraqitur shenja agresiviteti përkundrazi qëndronte në gjendje sikur i shembej, lipotimie ose në gjendje të fikëti dhe nuk bënte asnjë lloj lëvizje duke të dhënë atë imazhin që s’ishte i rrezikshëm, kështu që mbase brenda vetes së vetë, ai ruante bluante këto të cilat i realizoi më pas dhe në dhomë”.
Dy policët e vrarë janë përcjellë në banesën e fundit. Në ceremoninë funebër ka marrë pjesë edhe ministri i shtetit Marko Bello dhe drejtori i policisë Dashamir Kaja. Xhemal Shametaj ka lënë pas 3 vajza ndërsa Agron Dervishi dy fëmijë ende të mitur.
Ndërkohë drejt Beratit kanë mbërritur pas ngjarjes drejtoi i policisë Ibraj, shefi i antikrimit Bizhgaj dhe mjaft forca speciale nga Tirana dhe Fieri. Pas grindjes blutë janë vënë në ndjekje të vrasësit i cili i armatosur ka lënë spitali duke u larguar në drejtim të një pjese malore të qytetit.
Gjendja psikike mjaft agresive e adoleshentit vrasës dhe fakti që ai është larguar i armatosur, ka përhapur panik pasi Drilon Guri tashmë rezulton person mjaft i rrezikshëm.
Forcat e policisë së Beratit dhe Forcat Speciale, i kanë humbur tashmë gjurmët e vrasësit. Drejtoria e Policisë ka shpallur se do të jepte një dëmshpërblim prej 25 milionë lekësh të vjetra për këdo i cili arrin të sigurojë informacion se ku ndodhet personi i cili kreu aktin e tmerrshëm të vrasjes së dy policëve./tvklan.al