Suela e cila ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të gjetur prindërit e saj biologjikë, tregon për jetën që ka bërë në shtëpinë e fëmijës dhe si i ndryshoi jeta kur një nga mësuesit e saj vuri re talentin që ajo kishte në muzikë.

https://youtu.be/O55v3L06lzk

Ardit Gjebrea: Ke pasur dy realitete të vështira edhe në familje edhe në shkollë sepse edhe në shkollë kam përshtypjen që ju mënjanonin.

Suela Cllini: Po mënjanoheshim nga të tjerët. Ishim të veshur njësoj në mos gaboj dhe kur dilnim dilnim grup, por kur shkonim në shkollë nga ndanin nëpër klasa dhe e shikonim veten të distancuar nga të tjerët. Të tjerët largoheshin kur na shikonin të tjerët me të njëjtën veshje.

Suela tregon se pasi mbaroi klasën e katërt, një mësues pa talentin e saj në muzikë, ishte mjaft e aftë t’i binte klarinetës. Për një kohë shumë të shkurtër ajo e la klarinetën sepse të tjerët i thoshin që është një instrument që i bien vetëm çunat dhe jo gocat. Mësuesi i saj insistoi shumë dhe e çoi në Liceun Jordan Misja dhe kjo e bëri të ndihej mirë nga ana shpirtërore. /tvklan.al