Lajme Arkiva 2003

Kryebashkiaku Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rehabilitimin e rrugës “Ali Baushi”. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Njësinë Bashkiake Numër 3 në kuadër të projekti të menaxhimit të tokave urbane financuar nga Banka Botërore me vlerë prej 1 milionë dollarësh ka nisur implementimin e projektit Ali Baushi.

Edi Rama: Me këtë projekt fillon një fazë ndërhyrjesh brenda blloqeve të banimit, fazë e cila natyrisht do të kërkojë shumë kohë dhe shumë financime. Bëhet fjalë për të filluar, për të prekur problemin e cilësisë së jetës Brenda blloqeve të banimit.

Ky projekt parashikon përmirësimin nga pikëpamja urbane të një zone prej 3.5 hektarësh. Kështu do të ndërhyhet në rikonstruktimin e ujësjellësit, rrjetit të kanalizimeve dhe ujërave të zeza, rikonstruktimin dhe sistemimin e rrugëve midis blloreve të pallateve si dhe do të bëhet ndriçimi i zonës. Janë dy firma që kanë fituar tenderin për implementimin e këtij projekti, firma 2 T dhe firma Karl Gega./tvklan.al