Lajme Arkiva 2004

Pas vendimit të parlamentit për të  shtyrë në një seancë të ardhshme miratimin e ligjit për legalizimin e shtesave pa leje të ndërtimeve të reja me leje ka reaguar kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama.

Për të kundërshtuar vendimin e deputetëve të cilët kanë propozuar uljen e përqindjes që duhet të paguajnë ndërtuesit për shtesat pa leje, ai ka prezantuar para kamerave pikërisht në një nga pallatet të cilat janë me shkelje fitimet që kanë ndërtuesit.

Edi Rama: “Zotërinjtë deputet të  nderuar duhet që komuniteti, qyteti, qytetet të fitojnë një shumë simbolike dhe të mos jenë në gjendje të rregullojnë as rrugët dhe mjedisin rreth e rrotull këtyre banesave që janë shkatërruar pikërisht nga këto ndërtime”.

Rama prej kohësh ka kërkuar dhe në komisionet ku u diskutua ligji për legalizimin e këtyre ndërtimeve që ndërtuesit të paguajnë  20% të kostos së ndërtimit pa leje të apartamenteve dhe 50% për dyqanet dhe objektet e tjera gjë që  kundërshtua me forcë nga shoqata e ndërtuesve./tvklan.al