Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pasdite Edi Rama ka zhvilluar një takim debat me banorët e njësisë bashkiake numër 10, banor i së cilës është edhe kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS Fatos Nano. Rama i është përgjigjur interesimit të banorëve për legalizimin e ndërtimeve pa leje, mungesës së ujit të pijshëm apo dhe kompetencave që do t’i delegohen minibashkive, por kryebashkiaku i është përgjigjur edhe interesimit të kryeministrit Fatos Nano.

Fatos Nano:- “Ju lutem, më konsideroni një banor të njësisë. Në pallatin ku jam unë, në rrugën ku kaloj unë, ca gjëra bëhen pa lejen time, me një fjalë, pallati u lye dhe unë e pashë të lyer papritmas. Pra kisha sinqerisht një pyetje administrative dhe një politike pastaj. Pyetja administrative është kjo, pas datës 12 kur do na mbledhësh prapë, që të mos bëhet ndonjë gjë pa lejën tonë? Unë e kam kapërcyer pragun e takimit të gjysmës së zgjedhësve në gjithë Shqipërinë, besoj edhe ju e keni kapërcyer, para se t’ju them unë sondazhin tim, ju keni ndonjë sondazh, se dhe ky një lloj sondazhi është”.

Edi Rama:- “Ajo çka unë mendojë lidhur me këtë çështje është që, sidomos pallati për të cilin flasim, ka marrë një pamje jo vetëm të re, por edhe shumë atraktive, përsa i përket çështjes së sondazhit, sondazhet tona jo vetëm që na nxjerrin fitues, po na nxjerrin aq mjaftueshmërisht fitues, sa të mos kemi nevojë t’i eksitojmë më tutje votuesit tanë”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka