Titujt kryesorë 20 Mars 2009, ora 19 30
Pack: BE e vendosur për të zgjeruar radhët në Ballkan
Doris Pack tha sot në Tiranë se Europa e Bashkuar është e vendosur të zgjerojë radhët e saj me vende ballkanike. Ajo gjithashtu e quajti të padrejtë propozimin e kreut të PS për shpërndarjen falas të kartave të identitetit, duke thënë se ato janë me cmim shume të lirë.
Moti i keq, borë dhe erë deri ne 8 ballë gjatë Marsit
Duket se dimri nuk do të largohet edhe për disa ditë. Sinoptikanët parashikojnë reshje shirash, reshje dëbore dhe erë deri ne 8 ballë gjatë marsit. Shirat përmbyten dhjetra shtëpi në disa zona të vendit, ndërsa dëbora shkakton probleme në rrugë.
Mediu: Ushtria, përgjegjëse për tragjedinë në Gërdec
Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, tha mbrëmë në emisionin Opinion, se është marrë si i akuzuar nga prokuroria pa u pyetur asnjëherë mbi ngarjen e Gërdecit. Ai rrëzoi akuzat ligjore në ngarkim të tij.
Maqedoni, sot tubimet e fundit për zgjedhjet presidenciale
Në Maqedoni zhvillohen sot mitingjet e fundit elektorale për zgjedhjet presidenciale, për të cilat garojnë disa kandidatë shqiptarë. Policia merr masa për të garantuar sigurinë ditën e votimeve.
FMN, kushte Serbisë. “Ju japim para nëse njihni Kosovën”
Kriza ekonomike ka vënë Serbinë para falimentimit total të shtetit. FMN i ka vënë kushte Beogradit që ti akordoje ndihmën e kërkuar me kusht njohjen e Kosovës. BE miraton paketën anti krizë 130 miliarde euro.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 20 Mars 2009, ora 19 30 – Spikere: Fioralba Mishaxhi