Titujt kryesor, 6 Prill 2010, ora 19:30
Ekspertet: Votimi elektronik, shpëtimi i zgjedhjeve shqiptare
Ideja e kryeministrit Berisha, për ti kthyer zgjedhjet shqiptare në votime on line, po gjen mbështetje edhe në radhët e ekspertëve të zgjedhjeve, që shpjegojnë përparësitë e këtij sistemi. Votimi on line kryhet me sukses edhe në shumë vende të botës.
Estonia: Mbështetje Shqipërisë për heqjen e vizave dhe BE
Estonia do të mbështesë Shqipërinë për heqjen e regjimit të vizave si dhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në një intervistë ekskluzive për TV Klan, kryeministri Ansip flet edhe për ftesën qe i bën biznesit të vendit te tij për të investuar në Shqipëri.
Tatimet: Pas 14 prillit pasqyrat financiare të biznesit, on line
Një tjetër procedurë on line, ajo e deklarimit të pasqyrës financiare të biznesit ka qenë mjaft e suksesshme. Deri tani më shumë se 90 përqind e bizneseve kanë plotësuar në kohë këtë detyrim, ndërkohë që pas 14 prillit, kësaj skeme do ti nënshtrohen të gjitha bizneset.
Vrasja e gazetarit ne Irak, Reuters i kerkon hetime Pentagonit
Agjensia e lajmeve Rojter i ka kërkuar Pentagonit një hetim të plotë lidhur me një skandal të ushtarëve amerikane, të cilët vranë një gazetar në Irak ndërsa ai gjendej prane disa civilëve. Video shokuese shpërndahet në internet, ndërsa Pentagoni e mbante ngjarjen secret.
Champions, kualifikohen Inter, pas pak Barcelona – Arsenal
Inter ka mundur CSKA e Moskës duke u kualifikuar për gjysmëfinalet e Champions League. Në një ndeshje që u kualifikua drejtpërsëdrejti në Tv Klan. Pas pak në Supersport do të ndiqni sfidën mes Barcelonës dhe Arsenal.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 6 Prill 2010, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço