Eduard Prodani është sekretari i ri i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Inxhinier ndërtimi në profesion Prodani zëvendëson Arben Bicin, i larguar pak ditë më parë nga ky pozicion.

Eduard Prodani: “Nuk kam punuar ndonjëherë me institucionet që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e sportit pavarësisht që kam qenë gjithmonë sportdashës dhe dashamirës futbolli, por menaxhimi, organizimi janë, kanë elemente të përbashkët pavarësisht nga sektori”.

Eduard Prodani ka një përgatitje me kurse të shumta kualifikimi dhe pasuniversitare në fushën e biznesit dhe administrimit jashtë vendit.

Prodani në përvojën e tij të mëparshme ka punuar për vite me radhë në administratën shtetërore duke mbuluar edhe postin e zv/Ministrit të Transporteve dhe atë të sekretarit të përgjithshëm në këtë institucion./tvklan.al