Eduard Shalsi: “Fatkeqësisht më duhettë përsëris përgjigjen që i dhashë para pak ditësh Ilir Metës, kësaj radhe për të sqaruar kryeministrin e inaugurimeve se Bashkia e Tiranës është institucioni i parë në Shqipëri që instaloi një standard të ri, atë të ngrohjes në shkolla, kopshte dhe çerdhe. Gjithashtu më duhet t’u rikujtoj të dy këtyre zotërinjve se Bashkia e Tiranës deri në vitin 2011 do të përfundojë instalimin e sistemit të ngrohjes në institucionet arsimore në kryeqytet, ndaj do t’i bënim apel Sali Berishës sot ashtu sikundër i bëmë Ilir Metës dje që të vijnë në sallën e këshillit bashkiak për të votuar buxhetin e vitit 2009 në mënyrë që t’i hapet udhë investimeve, sidomos atyre të infrastrukturës arsimore në rikonstruksionin dhe ndërtimin e shkollave dhe sidomos në sistemet e ngrohjes së tyre”./tvklan.al