Eko Parku i Durrësit ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”.

Në lidhje me eventin, Kryeministri Rama thotë se alpinistë të grupmoshave të ndryshme treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb wall-in’ e këtij parku me fusha sporti e me gjelbërim.

“Eko Parku i madh i Durrësit ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”.

Alpinistët të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb wall-in’ e këtij parku modern rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët gjejnë çdo ditë hapësira argëtimi e shlodhje”, shkruan Kryeministri Rama.


/tvklan.al