Përzgjedhja e manastirëve të lumit të Drinos në World Monuments Watch 2025 cilësohet një zhvillim i rëndësishëm në Gjirokastër. Objektet e kultit kanë nevojë për më shumë vëmendje për investime.

“Manastiri i Raverës, i Vanisës, Ruvianit, i Mingulit dhe Spiles janë disa prej objekteve të kultit më të rëndësishme post bizantine të cilat ndodhen në rajonin jugor. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për sa i takon zhvillimit dhe ruajtjes së këtyre monumenteve pasi në vetvete këto janë zonat e thella malore”, tha Ardis Duka.

Kjo është një nga pikat turistike që tërheq vizitorë.

“Po bëhen të gjitha përpjekjet që këto monumente kulturore kaq të rëndësishme të vendosen në qendër të vëmendjes për investim, restaurimin por edhe për një zhvillim të qëndrueshëm turizmi në zonat të cilat këto janë”, tha Duka.   

Vitet e fundit kur turizmi ka marrë një tjetër hov në vendin tonë, shumë turistë zgjedhin që të vizitojnë edhe objektet e kultit.

Klan News