“Iso mbi kalldrëm”, cikli i fundjavave të këngës polifonike, rikthehet në edicionin e tij të katërt.
Përgjatë fundjavave të muajit Gusht, grupe dhe ansamble të këngës popullore do të performojnë në rrugët e kalldrëmta të Pazari karakteristik, duke gjallëruar sezonin turistik dhe tërhequr interesimin e vizitorëve të shumtë, që vizitojnë Gjirokastrën.
Përgjatë kësaj vere Bashkia Gjirokastër po organizon aktivitete kulturore dhe artistike, të cilat po tërheqin edhe grupet e shumta turistike që vizitojnë qytetin e gurtë.
Klan News