Në episodin e radhës të podkastit ‘FLASIM’, Kryeministri Edi Rama kishte Fjonën dhe Fatmirin, një çift i ri të cilët braktisën Tiranën për t’u zhvendosur në fshat.  

Dy të rinjtë tregojnë pse vendosën të investonin në Zhulat të Gjirokastrës dhe për të rijetëzuar shtëpinë e vjetër të të parëve të tyre.

I riu i tregoi Kryeministrit Rama se qëllimi ishte për ta kthyer fshatin Zhulat në vëmendje të vizitorëve të huaj.

Kryeministri Rama tha se nevojitet një projekt për ta prezantuar këtë fshat dhe se ata mund të gjejnë mbështetje për ta promovuar.

“Ka gjithmonë më shumë kërkesë për këtë lloj turizmi. Ka edhe anën tjetër që në atë zonë turizmi është 12 mujor. Besoj se diçka e bukur do të ndodhë me ju atje. Jam i bindur që Zhulatin do ta bëni një destinacion të njohur për të gjithë shumë shpejt”.

I gjithë fshati Zhulat në Gjirokastër ka rreth 100 shtëpi, të cilat kanë nevojë për më tepër vëmendje për t’i kthyer ato në funksion të turizmit.

Klan News