Në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta, Biblioteka Kombëtare, e ka kujtuar shkrimtarin, publicistin, poetin, përkthyesin Ernest Koliqi përmes një ekspozite, duke nxjerrë nga arkiva dokumente origjinale, shkrimet dhe botimet e para, kritikën dhe poezitë e Koliqit, i cili mbetet një prej intelektualëve më të mëdhenj shqiptar.
Botimi i tij i parë, poema “Kushtrimi i Skënderbeut” apo revistat kulturore që ai themeloi “Shkëndija” dhe “Shejzat” e cila botohet edhe sot, romani “Tregtar Flamujsh”, janë në mesin e letrave që poliedriku krijoi gjatë jetës së tij.
Një ekspozitë që e rrëfen në një dimension shumëplanësh ashtu siç ishte edhe aktivitetit i gjallë i Koliqit.
Ekspozita kushtuar një shkrimtarëve më të rëndësishëm të viteve ’20-’30 Ernest Koliqit do të qëndrojë e hapur në Bibliotekën Kombëtare deri në fundjavë.
Tv Klan