Një qytetar tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se në datën 31 dhjetor 2024 ka marrë një gjobë për parkim të gabuar pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë në orën 11: 07 minuta. Por ai tregon me pamje se makina e tij në këtë datë e në këtë orë ka qenë e parkuar në Kukës.
Gjobën 30 mijë lekë e pagoi pasi thotë se do t’i kushtonte më shumë nëse do të vinte në Tiranë për të bërë ankesë.
“Stop” shkon pranë organit administrativ shtetëror, pranë komisariatit të Policisë Rrugore, ku deklarojnë se data 31 dhjetor është data e hedhjes në sistem dhe jo data e marrjes së gjobës.
Qytetarja: Im shoq, kur ka marrë gjobën, më 31 dhjetor.
Punonjësja: 31.12.
Qytetarja: Po. 31.12. Kur ka marrë gjobën, realisht makina ka qenë te biznesi, te puna.
Punonjësja: Që të të jap një sqairm të vogël: gjobat, këto gjobat e vogla, ne i quajmë minimale. Këto mund të merren një ditë, dy ditë para, tri ditë para dhe në sistem hidhen sa të bëhen gati se nuk është bërë vetëm një gjobë. Bëhen disa gjoba dhe në sistem, hidhen për shembull të është hedhur në këtë rast në datën 31, në orën 11:07 që do të thotë në datën 31 quhet si gjobë që ti ke edhe mundësinë për ta paguar, ndërsa si vend është i saktë./tvklan.al