Ndërtimet pa leje kanë ulur ndjeshëm sipërfaqen e tokave bujqësore në qarkun e Elbasanit.

Ndonëse të ngritur në kundërshtim me ligjin, shumë prej këtyre objekteve janë përfshirë në procesin e legalizimit, por vetëm ata që konsiderohen të ndërtuar mbi toka të degraduara dhe jo bujqësore do të jenë përfituese të këtij procesi.

Blendi Himçi: “Ka ardhur koha që të bëhet një rivlerësim i kategorizimit të tokave për shkak se ka shumë toka që kanë degraduar. Kemi kërkuar një lloj evidentimi nga ana e komunave për ndërtimet pa leje, për të përcaktuar më pas cilat ndërtime janë në proces legalizimi dhe cilat ndërtime janë të ngritura pa leje. Për ndërtimet pa leje do të veprohet në bazë të ligjit  deri në shembjen e tyre.”

Në qarkun e Elbasanit numërohen rreth 18 mijë ndërtime pa leje, një pjesë e mirë e të cilave ndodhen në zonat periferike dhe ato rurale./tvklan.al